Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

Nga Xh M
830 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 22 qershor Zhurnal.mk – Një alarm për mjet të dyshuar shpërthyes është raportuar pasditen e së hënës në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se informata është pranuar rreth orës 18:00, ndërsa menjëherë janë ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë.

“Sapo kemi pranuar informatën, policia ka reaguar duke siguruar zonën. Në një perimetër të caktuar janë evakuuar qytetarët, ndërsa njësitet përkatëse janë angazhuar për trajtimin dhe verifikimin e informatës”, ka deklaruar Ahmeti.

Policia po vazhdon veprimet në terren, ndërsa ende nuk ka informacione shtesë lidhur me natyrën e mjetit të dyshuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër