Aliu: Instituti nuk e ka regjistruar fare borën, ky fenomen ndodh kur vera është shumë e nxehtë

nga D. V.

Të enjten Kosova u zbardh nga reshjet e para të borës për këtë sezon.

Meteorologu Besim Aliu, tha për emisionin “Ora Shtatë” se Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës nuk kishte regjistruar paraprakisht se do të kishte reshje bore, megjithëse sipas tij, këto fenomene ndodhin kur vera është shumë e nxehtë.

“Duke shikuar statistikat e Institutit Hidrometeorologjik, rreth reshjeve të borës këtë fillim tetori, instituti nuk ka pasur shënime, pra nuk i kemi pasur të regjistruara. Por këto fenomene ndodhin kur vera është shumë e nxehtë”, tha Aliu, transmeton Klankosova.tv.

“Mbrëmë, temperatura më e ulët është cilësuar 0 gradë Celsius, dhe këto kanë krijuar të kemi reshje bore në viset e ulëta në shumë vende të Kosovës, për shkak se bora kërkon vetëm të ketë kushte”, u shpreh ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More