Alvaro Arbeloa jep “dritën jeshile”, Real Madridi e vendos përfundimisht në shitje yllin e skuadrës

Nga D. V.
366 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, nuk është i kënaqur me paraqitjen e Eduardo Camavinga në barazimin 1-1 ndaj Gironas.

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, tekniku e përdori këtë ndeshje për të vlerësuar formën e mesfushorit francez para përballjes vendimtare në Ligën e Kampionëve ndaj Bayern Munich.

“Një tjetër paraqitje e zbehtë. Nuk kishte gabime të mëdha, por asnjë ndikim në lojë. Pasaktësi me topin, presion i ngadaltë dhe pothuajse aspak kontribut në sulm”, raporton mediumi spanjoll.

Raporti shton se disa klube po e monitorojnë nga afër situatën e 23-vjeçarit dhe janë të gatshme të bëjnë lëvizje për transferimin e tij.

“Ka një ndjenjë pasigurie në rritje. Nëse vjen një ofertë gjatë verës, Real Madridi do ta shqyrtojë”.

Edhe gazetari Julio Pulido ka konfirmuar tensionet, duke theksuar se Arbeloa e përdori ndeshjen ndaj Gironas për të testuar nivelin e Camavingas.

“Trajneri e kuptoi se ai nuk është lojtari i duhur për përballjen e ardhshme ndaj Bayernit”.

Kësisoj, Real Madridi më shumë gjasë në mesfushë do të luajë me Jude Bellingham dhe talentin Pitarch para francezit që deri vonë ka qenë shumë i vlerësuar në fanellën e skuadrës madrilene.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër