Ambasadori i SHBA-së në NATO viziton Shqipërinë, takim me trupat shqiptare dhe amerikane

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 24 prill, Zhurnal.mk – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker zhvilloi sot një vizitë në ambasadën amerikane në Shqipëri.

Gjatë takimit, ambasadori Whitaker u prezantua me marinsat dhe punonjësit amerikanë dhe shqiptarë që kanë shërbyer në operacionet e NATO-s në Afganistan dhe Irak.

Në njoftimin e saj, ambasada amerikane theksoi rëndësinë e partneritetit mes Shqipërisë dhe SHBA-së në mbrojtjen e vlerave të përbashkëta.

“Patëm kënaqësinë të mirëprisnim në ambasadën tonë ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, dhe ta prezantonim atë me marinsat tanë dhe punonjësit amerikanë dhe shqiptarë që kanë shërbyer në operacionet e NATO-s në Afganistan dhe Irak. Ne e vlerësojmë partneritetin mes vendeve tona në mbrojtje të vlerave tona të përbashkëta”, njoftoi ambasada amerikane në Shqipëri.

artikuj të ndërlidhura