Shkup, 20 korrik, Zhurnal.mk – “Institutit të Shëndetit Publik i ishte kërkuar që nga katër lokacione të merren mostra uji. Është vepruar sa më shpejt që ka qenë e mundur; sot i kemi analizat e plota dhe gjatë ditës ato do t’i dorëzohen Prokurorisë. Po bëhen vlerësime epidemiologjike dhe po ndiqet situata”, deklaroi në konferencë për shtyp drejtoresha e IShP‑së, Marija Andonovska, lidhur me epideminë në Gostivar.
Ajo theksoi:
“Shpallja e epidemisë bëhet kur vërehet rritje e numrit të të sëmurëve. Kjo më pas nënkupton se të gjitha institucionet duhet të jenë më të koordinuara, të kenë komunikim më të madh mes vete dhe të mendohet për dhënien e rekomandimeve. Ne, edhe para shpalljes së epidemisë, i kemi kryer të gjitha detyrat që duhen kryer kur ka epidemi.”
Andonovska shtoi se kontrollet do të vazhdojnë:
“Apelojmë që Prokuroria të mbledhë të gjitha informacionet, të përcaktohet përgjegjësia. Shprehim solidaritet me qytetarët e Gostivarit.”
