Ardhja e mërgimtarëve, nuk ka pritje në pikat kufitare

Nga D. V.
1,168 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 07 korrik, Zhurnal.mk – Gjendja e qarkullimit në pikat kufitare të vendit, është e qetë dhe me fluks të ulët automjetesh.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në të gjitha pikat e kalimit kufitar hyrja dhe dalja për automjete dhe kamionë po zhvillohet pa vonesa.

Koha e pritjes në hyrje dhe dalje është nga 3 deri në 5 minuta, ndërsa nuk është raportuar asnjë kolonë automjetesh në asnjërën prej pikave kufitare.

Gjendja e qarkullimit është normale në të gjitha pikat kufitare, përfshirë Bërnjakun, Dheun e Bardhë, Jarinjën, Merdarën, Muçibabën, Mutivodën.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër