Arjon Hasaj ka pranuar plotësisht se është ai autori i vrasjes së shtetasit Ramazan Mataj, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 4 janarit në fshatin Dragoç të Postribës në Shkodër.
Hasaj ka deklaruar për policinë vendore të Shkodrës se është ai personi që ka vrarë me armë zjarri 33-vjeçarin Mataj duke marrë përsipër krimin e rëndë. Ndërkohë, vëllai i autorit, shtetasi Klisman Hasaj i dyshuar për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen dhe fshehjen e armës së krimit nuk ka pranuar asnjë akuzë ndaj tij, duke thënë se nuk ka qenë në dijeni të veprimeve të vëllait dhe faktit që do kryente vrasje. Arjon Hasaj ka treguar plotësisht vrasjen e kryer, e cila sipas autorit ka ardhur si shkak i një lidhje që viktima kishte me motrën e tij prej të paktën 6 vitesh, shkruan A2 CNN.
