Arrestohet 33-vjeçari nga Sellarca, për shkak të vuajtjes së dënimit me burg për vjedhje të rëndë

nga D. V.

Më 01.02.2026 në orën 14:05, në fshatin Sellarce e Epërme, Tetovë, oficerë policie nga Stacioni Policor Kamjan kanë arrestuar E.N. (33) nga i njëjti fshat. Ai ishte i kërkuar me urdhër të Gjykatës Themelore Tetovë për të vuajtur një dënim me burg prej një viti për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë”, sipas nenit 236 të Kodit Penal.
Ai është shoqëruar në Burgun e Tetovës për të vuajtur dënimin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More