Asambleja parlamentare e KE votoi pro anëtarësimit/ Ahmeti: Kosova i takon Europës

nga Xh M

Shkup, 16 prill – Kryetari i BDI Ali Ahmeti ka përshëndetur vendimin e Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës për anëtarësim të Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë:

Me padurim dhe me vëmendjen më të madhe kam pritur sot epilogun e votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës PRO raportit të propozuar të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës.

Me 2/3 e votave delegatët e kësaj Asambleje sollën sot vendim historik duke i rekomanduar Këshillit të Ministrave të Europës pranimin e Kosovës si anëtare të Këshillit të Europës.

Ka mbetur vetem edhe një hap për vendosjen e drejtësisë së mohuar një kohë të gjatë në vendin e vet!

Kosova i takon Europës, duan apo s’duan armiqtë e saj!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More