Shkup, 27 tetor – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) u kujton transmetuesve se sot është afati i fundit për publikimin e rezultateve të sondazheve të opinionit publik për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale 2025.
Nga ASHMAA thonë se sipas Kodit Zgjedhor, sondazhet e opinionit publik në lidhje me pjesëmarrësit në procesin zgjedhor mund të publikohen jo më vonë se pesë ditë para datës së caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve për raundin e dytë të votimit, pra jo më vonë se ora 24:00 e 27 tetorit 2025.
“Rezultatet e sondazheve të opinionit publik të kryera në vetë ditën e zgjedhjeve nuk mund të publikohen para mbylljes së qendrave të votimit”, thonë nga ASHMAA.
