ASK-ja publikon parashikimet e popullsisë dhe profilin e komunave

Nga D. V.
1,112 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 02 korrik, Zhurnal.mk – Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka prezantuar dy publikime të reja që dalin nga procesi i regjistrimit të popullsisë: parashikimet e popullsisë dhe profili i komunave, të cilat organizohen për herë të parë në këtë format.

Gjatë prezantimit u theksua se parashikimet e popullsisë ndihmojnë në kuptimin e zhvillimeve demografike në vitet në vijim, ndërsa profili i komunave ofron një pasqyrë krahasuese të zhvillimit lokal mes viteve 2011 dhe 2024.

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Agon Batusha, vlerësoi se të dhënat e publikuara nga ASK do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në punën e institucioneve lokale dhe planifikimin e shërbimeve publike.

“Agjencia e Statistikave të Kosovës, në raportin për vendin të Bashkimit Evropian për Kosovën, gjithmonë ka nota pozitive dhe i plotëson standardet teknike që i kërkon Bashkimi Evropian. Prandaj, puna e ASK-së është në përputhje edhe me standardet e Bashkimit Evropian dhe na afron më shumë me Bashkimin Evropian në këtë fushë, por gjithsesi edhe ajo që është alfa dhe omega është që na lehtëson punën e secilit vendimmarrës në hartimin e politikave tona”, ka deklaruar Batusha.

Edhe eksperti ndërkombëtar, Eduardo Jongstra, ka vlerësuar metodologjinë dhe kredibilitetin e të dhënave të përfshira në këto publikime.

“Këto profile janë mjaft kredibile, sidomos duke marrë parasysh ndryshimet politike e ekonomike të cilat kanë ndodhur në mes të 2011 dhe 2014”, ka thënë Jongstra.

Sipas ASK-së, për këto dy publikime janë realizuar gjithsej 56 raporte të bazuara në regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave të vitit 2024.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër