Prishtinë, 14 korrik Zhurnal.mk – Numri i përdoruesve të telefonisë fikse në Kosovë ka shënuar rritje gjatë muajit maj 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndonëse trafiku i realizuar përmes këtij rrjeti ka pësuar rënie. Kështu thuhet në publikimin më të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit, përcjell KosovaPress.
Sipas ASK-së, në muajin maj numri i përdoruesve të rrjetit të telefonisë fikse arriti në 70.816, që paraqet një rritje prej 3,4 për qind krahasuar me majin e vitit 2025, kur ishin regjistruar 68.478 përdorues.
Në anën tjetër, trafiku i realizuar në telefoninë fikse ra me 4,1 për qind. Gjatë majit 2026 u regjistruan 1.789.637 minuta komunikim, krahasuar me 1.866.512 minuta në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Ndërkaq, numri i përdoruesve me parapagim (Prepaid) në këtë periudhë ishte 1 516 860 ose 2.72 % më shumë se në periudhën e njëjte të vitit të kaluar. Ndërsa numri i përdoruesve me kontratë (Postpaid) ishte 318 946 mije ose 1.65 % më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Bie numri i fluturimeve udhëtarëve me avion
Ndërsa, sipas ASK-së, sektori i transportit ajror ka shënuar rënie të numrit të fluturimeve dhe udhëtarëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
ASK njofton se gjatë muajit maj janë realizuar 1 mijë 99 fluturime, ose 6 për qind më pak se në maj të vitit 2025. Numri i përgjithshëm i udhëtarëve arriti në 366.360, që paraqet rënie prej 4 për qind. Numri i udhëtarëve në ardhje ra për 0,4 për qind, ndërsa ai i udhëtarëve në shkuarje shënoi rënie prej 7,3 për qind.
Në transportin hekurudhor, numri i udhëtarëve u rrit me 1,6 për qind krahasuar me majin e vitit të kaluar, duke arritur në 8.628 udhëtarë, ndërsa përmes hekurudhës u transportuan 182 ton mallra.
