Shkup, 06 tetor, Zhurnal.mk – Banka Botërore e ka rritur parashikimin për rritjen ekonomike të Maqedonisë për vitin 2026 në 3,2% nga parashikimi i mëparshëm prej 2,9%.
Në raportin e tetorit të Bankës Botërore theksohet se nxitësit kryesorë të rritjes ekonomike do të jenë projektet infrastrukturore.

Për vitet 2027 dhe 2028, BB parashikon një rritje prej 3,0% për ekonominë e Maqedonisë.
Për rajonin e Ballkanit Perëndimor, banka parashikon një rritje ekonomike prej 3,1% në vitin 2026 dhe 3,4% në vitet 2027 dhe 2028.
