Ndahet nga jeta Xhelal Ajdini, familjarët dhe kolegët me mesazhe ngushëllimi

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Shkup, 05 tetor, Zhurnal.mk – Ka ndërruar jetë papritur Xhelal Ajdini. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, të cilët kanë shprehur dhimbjen për humbjen e të afërmit të tyre.

“Axha jonë i dashur, Xhelal Ajdini, papritmas ndërroi jetë dhe la pas një boshllëk të madh në familjen tonë”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Për ndarjen e tij nga jeta kanë reaguar edhe kolegët, të cilët e kanë kujtuar si koleg të respektuar.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur se sot është ndarë nga jeta kolegu ynë i respektuar, Xhelal Ajdini. Në këto momente të vështira, i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij”, thuhet në mesazhin e kolegëve.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, më 6 tetor 2026, pas namazit të drekës, në Kamnik (Hasanbeg).

“U prehtë në paqe dhe kujtimi për të qoftë i përjetshëm!”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.

artikuj të ndërlidhura