Barcelona është e tërbuar me Ancelottin

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, e ka thirrur sulmuesin e Barcelonës, Raphinha, për ndeshjet miqësore kundër Japonisë dhe Singaporit në nëntor, pavarësisht pakënaqësisë së presidentit të klubit katalunas, Joan Laporte. Italiani i është përgjigjur kritikave nga klubi, duke thënë se nuk ka marrë asnjë kërkesë nga Barcelona në lidhje me brazilianin.

Brazili do të luajë kundër Japonisë më 14 nëntor dhe kundër Singaporit tre ditë më vonë. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në Singapor, që do të thotë një fluturim vajtje-ardhje prej gati 22,000 kilometrash për Raphinhan.

Laporta më parë e ka kritikuar agjendën ndërkombëtare pasi Raphinha u lëndua më 29 shtator kundër Australisë në Brisbane.

Sulmuesi i Barcelonës nuk është rikthyer ende plotësisht në formën e tij më të mirë dhe presidenti i klubit tha se klubet po pësojnë “dëm të madh” për shkak të grumbullimeve të përfaqësuesve.

Ancelotti u pyet në konferencën për shtyp në lidhje me pakënaqësinë e Laportës dhe nuk hezitoi të jap një përgjigje.

“Ne mbajmë marrëdhënie të mira me klubet braziliane dhe evropiane, me të cilat shkëmbejmë informacione rreth lojtarëve. Në përgjithësi, këto marrëdhënie janë të mira”, ka thënë fillimisht Ancelotti, duke theksuar se nuk kishte marrë ndonjë kërkesë të veçantë nga Barcelona.

“Nuk kemi asnjë kërkesë të veçantë, as nuk kemi nevojë për to. Gjatë takimeve të ekipit kombëtar, ne do të ftojmë futbollistë që i konsiderojmë të rëndësishëm për ekipin kombëtar brazilian”.

Është interesante që Ancelotti vendosi të takohet me klubet braziliane që luftojnë për titullin e kampionatit.

“Kjo është një periudhë e ndjeshme, prandaj kemi ftuar vetëm një lojtar nga secili klub. Kemi vendosur të mos ftojmë asnjë lojtar nga Flamengo dhe Palmeiras sepse ata po luftojnë për titullin e kampionatit”, shpjegoi ai.

Nga ana tjetër, Raphinha është renditur midis pesë futbollistëve me përvojë mbi të cilët ai synon të ndërtojë ekipin kombëtar.

“Ne kemi zgjedhur pesë futbollistë që luajtën në Kupën e Botës të fundit dhe që do të jenë të rëndësishëm në ciklin e ri. Ata janë Marquinhos, Gabriel Magalhaes, Bruno Guimaraes, Vinicius Junior dhe Raphinha”, përfundoi trajneri italian.

artikuj të ndërlidhura