BDI: Drejtësia nuk guxon të shndërrohet në instrument për të fshehur fajtorët

nga D. V.

Shkup, 16 prill – Arrestimet e paligjshme për tragjedinë në Koçan janë turp për sistemin e drejtësisë dhe një tjetër dëshmi për drejtësinë selektive që po shndërrohet në vegël për përballje politike.

Bëhet fjalë për persona që, sipas të gjitha mendimeve profesionale dhe akademike, nuk kanë asnjë lidhje me tragjedinë, por megjithatë mbahen në paraburgim – ndërkohë që të përgjegjës, të mbrojtur nga struktura në pushtet, mbeten të paprekshëm.

Qytetarët me të drejtë reagojnë se, nëse ndonjërit prej personave të arrestuar në mënyrë të paligjshme i rrezikohet shëndeti apo jeta për shkak të kushteve çnjerëzore ose paraburgimit të zgjatur dhe të pabazë – përgjegjësinë do ta mbajnë prokurorë, gjyqtarë dhe urdhërdhënës politikë konkretë.

Drejtësia nuk guxon të shndërrohet në instrument për të fshehur fajtorët, por duhet t’i shërbejë së vërtetës dhe qytetarit.

Kjo përndjekje e qytetarëve të pafajshëm është përpjekje e qartë për të mbrojtur njerëzit e afërt të pushtetit, për të zhvendosur vëmendjen nga arsyet e vërteta dhe për të ndërtuar një narrativë të rreme për “hetim të vendosur”.

BDI u bën thirrje Prokurorisë Publike dhe Gjyqësorit – kthehuni te ligji dhe drejtësia! Mbani përgjegjës fajtorët, jo të pafajshmit!
Çdo vonesë e drejtësisë së vërtetë është bashkëfajësi.

Do të vijë dita kur drejtësia do të kërkojë emër dhe mbiemër.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More