BE-ja dhe Vietnami bien dakord të thellojnë bashkëpunimin në tregti dhe mineralet kritike

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Hanoi, 22 tetor Zhurnal.mk – Bashkimi Evropian (BE) dhe Vietnami ranë dakord të thellojnë bashkëpunimin në fushat e tregtisë, investimeve dhe lëndëve të para kritike, gjatë vizitës së presidentit vietnamez To Lam në Bruksel, transmeton Anadolu.

Lam u takua me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, për të diskutuar bashkëpunimin, sigurinë rajonale dhe sfidat globale.

Sipas një deklarate të përbashkët, ata bënë thirrje për “zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë BE-Vietnam dhe ratifikimin e shpejtë të Marrëveshjes për Mbrojtjen e Investimeve”.

Liderët ranë dakord gjithashtu të “punojnë drejt zhvillimit të bashkëpunimit për lëndët e para kritike” dhe të thellojnë lidhjet në fushat e teknologjisë, inovacionit, arsimit, infrastrukturës strategjike dhe tranzicionit të gjelbër.

Ata mirëpritën hovin e ri në marrëdhëniet mes palëve pas ngritjes së tyre në nivelin e Partneritetit Gjithëpërfshirës Strategjik në janar, duke riafirmuar planet për të avancuar investimet përmes nismës “Global Gateway” dhe Partneritetit për Tranzicion të Drejtë Energjetik.

Mbi fushën e mbrojtjes, deklarata theksoi “potencialin për bashkëpunim në mbrojtje dhe siguri, në përputhje me ligjet, përparësitë dhe politikat përkatëse të palëve”.

Bashkëpunimi ekzistues përfshin sigurinë detare, sigurinë kibernetike, menaxhimin e krizave dhe ngritjen e kapaciteteve.

Liderët riafirmuan angazhimin e tyre për “promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfshirë përmes dialogut dypalësh të posaçëm”.

Ata theksuan gjithashtu “rëndësinë e multilateralizmit efektiv dhe të një rendi ndërkombëtar të bazuar në rregulla”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër