Bekim Qoku: Takim me OSBE/ODIHR për zgjedhje të lira dhe demokratike – VLEN për një proces zgjedhor të drejtë

nga Redaksia

Shkup, 26 qershor – Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku, zhvilloi sot një takim me përfaqësues të misionit të OSBE/ODIHR në hapësirat e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, përcjell zhurnal.mk.

Gjatë takimit u diskutua mbi përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, me fokus të veçantë në nevojën për zhvillimin e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike. Qoku theksoi rëndësinë e zbatimit të rekomandimeve ndërkombëtare dhe përmirësimeve në proceset zgjedhore, me qëllim që të rritet transparenca dhe besimi i qytetarëve.

“Si VLEN, besojmë se sundimi i ligjit dhe forcimi i demokracisë ndërtohen përmes zgjedhjeve të lira dhe proceseve të besueshme zgjedhore,” u shpreh Qoku.

Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt garantimit të standardeve ndërkombëtare në proceset elektorale në vend.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More