Bella Hadid rrëmben vëmendjen në Saint-Tropez me paraqitjen elegante gjatë pushimeve nën diell

Nga D. V.
288 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bella Hadid tërhoqi gjithë vëmendjen gjatë një daljeje në Saint-Tropez, teksa po shijon pushimet e saj në Rivierën Franceze.

Supermodelja 29-vjeçare u shfaq me një fustan të gjatë të zi, elegant dhe me prerje të theksuar, duke vënë në pah format e saj.

Pamjen e kompletoi me aksesorë floriri, syze dielli stil dhe një çantë të zezë, shkruan DailyMail.

Bella u pa në shoqërinë e vëllait të saj, Anwar Hadid, me të cilin pozoi edhe pranë një Vespa të kuqe gjatë shëtitjes në qytetin bregdetar francez.

Dalja e saj vjen pak ditë pasi modelja shkëlqeu në Festivalin e Filmit në Kanë, ku u komentua gjerësisht për paraqitjet glamuroze në tapetin e kuq.

Në një nga mbrëmjet e festivalit, Bella u shfaq me një fustan të bardhë Prada dhe bizhuteri diamanti Chopard, ndërsa më vonë veshi edhe një fustan transparent me detaje shkëlqyese.

Kohët e fundit, Bella ka folur hapur edhe për betejën e saj shumëvjeçare me sëmundjen Lyme, për të cilën bëri një pauzë në karrierë vitin e kaluar për t’u fokusuar te shëndeti dhe rikuperimi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër