Këngëtarja e njohur shqiptare, Eli Fara, është rikthyer të shtunën në skenë me një koncert në Gjakovë, ku ka qenë e ftuar speciale në kuadër të festivalit “Ditët e Nëntorit”.
Artistja nga Korça ka performuar para publikut gjakovar me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, duke sjellë muzikën dhe traditën e qytetit të saj të lindjes në një mbrëmje festive.
Koncerti është shoqëruar me atmosferë festive, ndërsa nga organizatorët janë publikuar edhe disa fotografi nga paraqitja e këngëtares në skenë.
Përmes një postimi në Instagram, faqja zyrtare e festivalit ka ndarë emocionet nga kjo mbrëmje, duke vlerësuar ndërthurjen e traditave muzikore shqiptare.
“Gjakova hala po jehon prej një nate të paharrueshme me muzikën e bukur të Korçës, që na e solli Eli Fara dhe Ansambli ‘Skënderbeu’.
Ishte kënaqësi me e festu Ditën e Flamurit bashkë e me i ndërthur bukuritë e traditës shqiptare, prej Korçës deri në Gjakovë”, thuhet në njoftimin e festivalit.
https://www.instagram.com/p/DgUxwaolhi5/?utm_source=ig_web_copy_link&hvrq=NTc4MTIwNjQ2YQ==
