Berkim Sherifi u zgjodh kryetar dege Zhelinë-PDSH

nga Xh M

Zhelinë, 17 shkurt – Në kuadër të procesit për ristrukturimin dhe forcimin e degëve, Partia Demokratike Shqiptare zhvilloi Kuvendin Zgjedhor të Degës në Zhelinë.

Me votë unanime të kuvendarëve, për kryetar të Degës në Zhelinë u zgjodh z. Berkim Sherifi. Gjatë këtij kuvendi u votua edhe kryesia e re e degës, e cila do të angazhohet me përkushtim në realizimin e prioriteteve programore dhe në konsolidimin e mëtejshëm të strukturës organizative.

Të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari i partisë, z. Menduh Thaçi, i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë e qëndrueshmërisë politike, disiplinës organizative dhe angazhimit aktiv të çdo strukture për t’u përballur me sfidat që e presin partinë në periudhën në vijim.

Ky kuvend paraqet një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit dhe organizimit më efikas të PDSH-së në Zhelinë.

https://www.facebook.com/share/p/1ZvDTwCB1F/?mibextid=wwXIfr

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More