Rreth 18 mijë punonjës të arsimit fillor mbeten pa rrogat e janarit, paralajmërohet grevë

Nga admin
535 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 17 shkurt – Rreth 18 mijë punonjës në shkollat fillore ende nuk i kanë marrë pagat e muajit janar. Nga sindikata më e madhe reprezentative e arsimit (SASHK) e konfirmojnë vonesën, por thonë se kanë marrë sigurime se kjo ka ndodhur për shkaqe objektive.
Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov, deklaroi se Ministria e Arsimit i ka dorëzuar listat me kohë, por vonesat janë krijuar në Ministrinë e Financave, nga ku janë premtuar se pagesat do të lëshohen gjatë ditës së sotme.

​Nga ana tjetër, Ministria e Financave ka njoftuar shkurt se urdhërpagesat janë në proces përpunimi dhe do të realizohen përmes Thesarit. Mirëpo, Sindikata e Pavarur e Arsimit ka reaguar ashpër ndaj kësaj papërgjegjësie, duke theksuar se ky problem po përsëritet shpesh. Kryetari i kësaj sindikate, Tomisllav Gievski, paralajmëroi se do të fillojnë grevë nëse vazhdon kjo praktikë e shkeljes së të drejtave të punëtorëve. Në sektorin e arsimit janë të punësuar gjithsej rreth 30 mijë persona.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër