Pas arritjes historike në Matkë, zhytësit takohen me presidenten

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 tetor Zhurnal.mk – Zhytësit e ekspeditës ndërkombëtare “Vrello 2026” janë takuar me presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas suksesit të arritur në eksplorimin e shpellës nënujore Vrello në kanionin e Matkës.

Ekipi ndërkombëtar arriti në 338 metra thellësi, duke tejkaluar me 51 metra kufirin e mëparshëm të eksploruar. Sipas klubit “Vrello”, kjo arritje shënon rekord të ri botëror në zhytjen në shpella.

Ekspedita u zhvillua nga 10 deri më 17 tetor, me pjesëmarrjen e 15 zhytësve nga Maqedonia e Veriut, Polonia dhe Italia. Zhytjen në këtë thellësi e realizoi polaku Bartlomiej Pitala, në një operacion që zgjati nëntë orë.

Gjatë eksplorimit u zbuluan edhe dy kanale të reja nënujore dhe mbi 150 metra korridore të paeksploruara më parë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër