Bilall Kasami mesazh urimi për festën e Fitër Bajramit

nga Redaksia

Shkup, 30 mars – Kryetari i Levizjes BESA, Bilall Kasami, ka uruar besimtarët për festën e Fitër bajramit.

“Pas një muaj agjërimi, me përkushtim e devotshmëri, sot po dalim në ditën e Bajramit të Madh, duke shpresuar se krejt përpjekjet e adhurimet tona të jenë pranuar dhe ky Ramazan të ketë qenë një shteg drejt kalitjes për sfidat që na presin në rrugëtimin tonë.

Me këtë rast të gjithë besimtarëve muslimanë jua uroj këtë festë madhështore, duke u lutur që këto ditë Bajrami t’i kaloni në gjirin tuaj familjar në harmoni e lumturi.

Paçi Bajram të mbarë dhe të lumtur!

Urime për shumë mote Fitër Bajrami!

Bilall Kasami, kryetar”, qëndron në urimin e Kasamit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More