Bilall Kasami promovon rrugën “Sami Frashëri” në Tetovë

Nga D. V.
1,838 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 qershor, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, promovoi sot rrugën e rikonstruktuar “Sami Frashëri”, një nga projektet infrastrukturore që synon përmirësimin e kushteve të qarkullimit dhe jetës së qytetarëve.

Gjatë promovimit, Kasami theksoi se investimet në infrastrukturën rrugore mbeten një nga prioritetet kryesore të komunës, me fokus krijimin e një qyteti më funksional, më të sigurt dhe më të zhvilluar për të gjithë banorët.

Sipas Kasamit, realizimi i këtij projekti është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për modernizimin e rrjetit rrugor në Tetovë, duke ju ofruar qytetarëve infrastrukturë cilësore dhe standarde më të mira jetese.

Banorët e lagjes kanë mirëpritur përfundimin e punimeve, ndërsa nga Komuna e Tetovës bëjnë të ditur se investimet në infrastrukturë do të vazhdojnë edhe në pjesë të tjera të qytetit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër