Shkup, 6 janar – Bletarët nga Ohri ankohen se ende nuk u janë paguar subvencionet për vitin 2024. Në një kohë kur ata luftojnë për të mbijetuar për shkak të dëmeve nga ndryshimet klimatike, prodhimit të reduktuar dhe konkurrencës jolojale, kjo paraqet një goditje tjetër për ekzistencën e tyre.
Megjithatë, problem edhe më i madh për ta mbetet konkurrenca jolojale. Në tregje po ofrohet gjithnjë e më shumë mjaltë i rremë, i cili shitet me çmime të njëjta ose pak më të ulëta. Bletarët kërkojnë nga shteti ndihmë për ta frenuar këtë dukuri.
Ne i pyetëm institucionet kompetente të Ministrisë së Bujqësisë se pse ka vonesa dhe kur do të paguhen subvencionet për bletarët, por deri në transmetimin e kronikës nuk morëm përgjigje.
Ndryshe, në rajonin e Ohrit numri i bletarëve po zvogëlohet nga viti në vit. Nga rreth 200 bletarë sa kishte më parë, aktualisht aktivë kanë mbetur vetëm rreth 50.

