Bletarët paralajmërojnë për mjaltin e falsifikuar në treg

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 tetor Zhurnal.mk – Falsifikimi i mjaltit ka arritur në një nivel aq të sofistikuar, saqë edhe vetë bletarët e kanë të vështirë të dallojnë produktin e vërtetë nga ai i falsifikuar. Një realitet shqetësues, ku pamja, shija dhe por edhe çmimi nuk mjaftojnë që të vërtetojnë mjaltin laboratorik nga ai i bletëve të vërteta.

Teknologjia që përdoret për të falsifikuar mjaltin po avancon aq shumë, saqë për të zbuluar të vërtetën nuk mjafton as syri i një eksperti bletarie por nevojiten analiza laboratorike për të vërtetuar dallimin e mjaltit të vërtetë nga ai i falsifikuar, thotë bletari Igor Ilkov.

”Në ditët e sotme as unë si bletar nuk mund të dalloj mjaltin e vërtetë nga ai i falsifikuari. Falsifikatorët e mjaltit arritën deri në atë nivel të lartë të teknologjisë sa përveç analizave laboratorikë nuk mund në mënyrë tjetër të dallojmë mjaltin i cili është në kavanoz se a është i vërtetë apo është mjaltë që nuk është prodhuar nga bleta”, deklaroi Igor Ilkov -Bletar.

Edhe pse tregu është i mbushur me mjaltë, shpesh edhe me çmime shumë të ulëta, bletarët vendas thonë se prodhimi i tyre vjetor nuk mjafton për të mbuluar kërkesën e tregut vendas. Sipas tyre, shumica e kavanozëve me mjaltë me çmime të ulëta që gjenden në raftet e dyqaneve janë produkte të importuara, ndërsa cilësia dhe origjina e tyre mbeten të dyshimta.

”Qytetarët tanë duan gjithmonë diçka më lirë, edhe pse e dinë se mjalti është i dyshimtë përsëri e blejnë. Unë kurrë nuk do të blija mjaltë që nuk e njoh. Unë blej mjaltë vetëm nga persona që persona që i njoh”, tha Vanço Trajkovski – Drejtor i organizatës ADRA.

Në vendin tonë numërohen rreth 6 mijë bletarë, të cilët përballen me sfida të shumta, veçanërisht këtë vit, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe prodhimit të ulët të mjaltit. Një bletarë mund të prodhoj nga 10 deri në 15 kilogram mjaltë nga një koshere nëse kushtet e motit janë të favorshme. Që bletarët e rinj të kalojnë nga hobi në një biznes fitimprurës, ata thonë se nevojitet mbështetja e institucioneve shtetërore përmes ndarjes së fondeve dhe subvencioneve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër