Çmimet e larta vështirësojnë përgatitjen e turshive, bie edhe numri i blerësve

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 tetor Zhurnal.mk – Fundi i sezonit të turshive po shoqërohet me shitje më të dobëta krahasuar me vitet e kaluara. Shitësit thonë se qytetarët këtë vit kanë blerë sasi më të vogla, ndërsa çmimet dhe të ardhurat familjare duket se kanë ndikuar në vendimet e tyre për përgatitjen e turshive për dimër.

“Viteve të tjera ka qenë më mirë por tani rrogat e vogla janë nuk kanë shumëçka të blejnë marrin një dy kilogramë, rrallë që marrin një thes. Çmimi nuk është i shtrenjtë 50 denarë”, tha një shitës.

“Ka pasur, më dobët, nuk është si vitet tjera. Viteve të tjera ka pasur më shumë shitje këtë vit dobët, dhe mall ka pak nuk ka shumë për atë dhe shtrenjtë malli është. Ndikon nga pak si jo vjet dhe parvjet kanë qenë më lirë këtë vit pak më shtrenjtë”, tha një shitës tjetër.

Qytetarët kanë qëndrime të ndryshme për çmimet. Disa i konsiderojnë normale, të tjerët thonë se dallimi me vitet e kaluara është i dukshëm dhe se jo të gjithë kanë arritur të përgatisin turshi për dimër.

“Çmimet normale nuk janë edhe shumë por edhe pak jo më para ishin më lirë, po si nuk është për dikë që nuk mundet është për dikë ndoshta nuk është varet kush sa rrogën e ka çfarë të ardhura ka”, tha një qytetar.

“Po si nuk ka dallim shihet vet këtu dallim ka 100 për qind 100 denarë një kilogram speca, 150 denarë spinaqi. Po ma pak ndonjë nuk e ka bërë hiç asnjë kavanoz ndonjë e ka bërë”, tha një qytetar tjetër.

Për shumë familje, përgatitja e turshive për dimër mbetet traditë, por sasia që përfundon në kavanoza po përshtatet me mundësitë ekonomike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër