Bllokimi i mërgimtarëve në kufirin Kroaci-Serbi, këshilltarja shqiptare në qeverinë kroate jep detaje

Nga Xh M
1,491 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Zagreb, 19 korrik Zhurnal.mk – Numër i madh i mërgimtarëve nga Kosova raportohet se kanë mbetur të bllokuar në pikëkalimin kufitar Bajakovo-Lipovac, në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë që nga ora 02:00 e natës, pa mundur të vazhdojnë udhëtimin.

Ermina Përlaskaj, këshilltare në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kroacisë tha se arsyeja për pritjet kaq të gjata në pikën kufitare Bajakovë-Batrovc është fluksi i madh i udhëtarëve gjatë sezonit turistik si dhe shtoi se kjo pikë përfaqëson për shumë udhëtarë pikën e parë të zonës Shengen.

“Arsyeja kryesore e kolonave të gjata në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë është kulmi i sezonit turistik veror dhe ndërrimi i turistëve gjatë fundjavës. Pika kufitare Bajakovë-Batrovc mbetet më e ngarkuara, pasi përmes saj kalon numri më i madh i udhëtarëve nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Greqia dhe Turqia drejt Kroacisë dhe vendeve të Evropës Perëndimore. Duhet pasur parasysh se Kroacia është pjesë e zonës Shengen, që do të thotë se për shumë udhëtarë kjo pikë kufitare përfaqëson hyrjen e parë në hapësirën Shengen. Për këtë arsye, autoritetet kufitare kroate kryejnë kontrolle të detajuara të dokumenteve dhe kushteve të hyrjes, gjë që zgjat kohën e përpunimit të çdo automjeti dhe krijon kolona të gjata, veçanërisht gjatë fundjavave dhe muajve të verës, kur fluksi i udhëtarëve është shumë i madh”, tha ajo për klankosova.tv.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër