Bllokuan qarkullimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, 37 gjoba protestuesve të 9-10 nëntorit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 11 nëntor, Zhurnal.mk – Policia e Shtetit ka vendosur 37 masa administrative me gjobë ndaj shtetasve që kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e automjeteve gjatë tubimeve të zhvilluara më 9 dhe 10 nëntor në Tiranë.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, janë plotësuar 37 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Masat janë marrë në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, për shtetasit që kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë për lirimin e rrugës, përmes megafonit.

Për secilin prej kundërvajtësve është vendosur gjobë në vlerën 5 000 lekë.

artikuj të ndërlidhura