Bojkovska: Kush na garanton se pas ndryshimeve kushtetuese nuk do të ketë veto të re nga Bullgaria?

Nga Xh M
355 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 maj Zhurnal.mk – Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dragana Bojkovska, ka deklaruar se partia e saj vazhdon të kërkojë garanci të qarta nga Bashkimi Evropian para miratimit të ndryshimeve kushtetuese, duke shprehur shqetësim për mundësinë e një bllokade të re bilaterale në procesin eurointegrues të vendit.

Në deklaratë për “24 Analiza”, Bojkovska pyeti se kush mund të garantojë se edhe pas ndryshimeve kushtetuese nuk do të ketë veto të re.

“Kush na garanton se nëse i bëjmë ndryshimet kushtetuese, nuk do të marrim një veto të re bilaterale? Çfarë nëse ne i pranojmë blanko ndryshimet kushtetuese? Hapet vetëm një kapitull, e jo një bllokadë e re”, deklaroi Bojkovska.

Ajo tha se për momentin nuk ka nevojë për referendum të ri për BE-në, pasi sipas saj qytetarët tashmë janë deklaruar për këtë çështje.

“Referendumi për momentin nuk është i nevojshëm për qytetarët. Çështja për hyrjen në BE është e mbyllur dhe e zgjidhur. Ne po bëjmë hapa të vërtetë drejt BE-së. Para disa vitesh kishim referendum me të njëjtën pyetje, prandaj çfarë do të thotë kërkesa e re për referendum? A nuk e pranon LSDM referendumin e kaluar apo e konsideron atë jorelevant?”, tha deputetja e VMRO-DPMNE-së.

Sipas saj, javën e ardhshme kryeministri Hristijan Mickoski do t’ia riafirmojë presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, qëndrimet e Maqedonisë së Veriut lidhur me kërkesën për garanci.

“Ne insistojmë dhe kërkojmë reciprocitet të caktuar. Kërkojmë zbatimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Do të dëshiroja shumë që LSDM të udhëhiqte një politikë kaq agresive së bashku me ne në kërkimin e garancive”, deklaroi Bojkovska.

Ajo shtoi gjithashtu se VMRO-DPMNE nuk frikësohet nga ligji për shtetësi të dyfishtë për deputetët, pasi shumica parlamentare paraprakisht kishte refuzuar të njëjtin propozim për ministrat, duke paralajmëruar se procedura për këtë ligj do të vazhdojë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër