Chelsea po tenton t’ia rrëmbejë Barcelonës yllin e skuadrës – në garë edhe Man Utd

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Chelsea ka dalë si favorit për transferimin e mesfushorit të talentuar të Barcelonës, Marc Bernal, sipas raportimeve të GiveMeSport.

19-vjeçari, produkt i akademisë “La Masia”, tashmë ka debutuar me Spanjën dhe konsiderohet një prej mesfushorëve më premtues në Evropë në rolin e tij.

Megjithatë, e ardhmja e tij në “Camp Nou” është bërë më e pasigurt pas transferimit të bujshëm të Rodrit nga Manchester City gjatë verës.

Bernal e nisi sezonin si titullar në ndeshjet e para të La Ligës, por minutazhi i tij ka ndryshuar pas ardhjes së fituesit të Topit të Artë.

Trajneri i Chelseat, Xabi Alonso, po e monitoron nga afër situatën dhe e sheh Bernalin si një zgjidhje afatgjatë për mesfushën.

Londinezët e konsiderojnë atë edhe si pasues të mundshëm të Enzo Fernandezit, pas largimit të argjentinasit drejt Manchester Cityt.

Në garë është edhe Manchester United, i cili gjithashtu po e përcjell situatën e talentit spanjoll.

Megjithatë, sipas raportimeve, Chelsea aktualisht është në pozitën më të mirë për të bërë një ofertë konkrete kur të rihapet afati kalimtar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër