Çmimet e produkteve bazë ushqimore po rriten në mënyrë marramendëse

Nga Xh M
377 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 prill Zhurnal.mk – Vaji, kafeja, qumështi, vezët, produktet bujqësore, si dhe mishi i pulës dhe mishi i grirë. Çmimet e produkteve ushqimore po thyejnë rekorde. Për pothuajse vetëm një muaj, çmimet e tyre janë rritur rreth 30% deri në 40%. Ndërkohë, rritja shtesë e çmimeve të karburanteve do të ndikojë edhe më tej në rritjen e çmimeve të produkteve.

Produkti Çmimi para krizës (denarë) Çmimi gjatë krizës (denarë)
Vaj 74 93–118
Kafe 104 120–140
Mish i grirë 638 849
Mish pule 376 493
Qumësht 56 67–78
Vezë 103 122–148
Speca — 300
Domate — 200

Por autoritetet ende po shqyrtojnë nëse janë të nevojshme masa për uljen e çmimeve. Kryeministri Hristijan Mickoski shton se kjo varet nga zhvillimet globale.

“Sa i përket masave dhe ngrirjes, tani ekziston mundësia për marzhat, që të mos jetë ngrirje e plotë ku çmimet do të mbeten të njëjta edhe muajin e ardhshëm, por mund të zgjatet periudha që të ketë efekt për shpërndarje. Pra, tregtarët, pasi të përfundojë periudha e marzhave të ngrira, natyrisht do të duan t’i rrisin ato për t’i balancuar, por kjo mund të shpërndahet në disa muaj. Mund të kemi skenar të tillë, po e shqyrtojmë, jo se nuk po e shqyrtojmë, por siç ju thashë, kjo do të varet nga shumë faktorë global, jo nga ne”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Partitë opozitare tashmë kanë alarmuar se Qeveria duhet të pranojë propozimet e tyre për uljen e TVSH-së për produktet bazë ushqimore në 0%.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër