Daut Haradinaj përkujton Betejën e Koshares: Kjo betejë e turpëroi ushtrinë serbe

Nga D. V.
325 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 9 prill Zhurnal.mk –  Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka përkujtuar 27-vjetorin e nisjes së Betejës së Koshares, duke e cilësuar atë si një nga momentet më historike të luftës çlirimtare.

Haradinaj ka theksuar se më 9 prill, gra e burra të bashkuar u nisën drejt një misioni që më vonë do të njihej si Beteja e Koshares, ndërsa në mëngjesin e hershëm Komandant Rrustem Berisha me eprorët e tij u nisën për ta thyer përfundimisht murin shqiptaro-shqiptar.

Sipas tij, nga ai mëngjes e deri në çlirimin e plotë, kjo betejë e turpëroi ushtrinë serbe dhe i dha kombit shumë heronj që mbetën simbol i sakrificës për liri.

“Nga ky mëngjes e deri në çlirimin e plotë, kjo betejë e turpëroi skajshëm ushtrinë serbe, ndërsa kombi ynë u pasurua me shumë heronj të kësaj beteje”, ka theksuar Haradinaj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër