Deputeti ukrainas reagon ndaj deklaratës së Zelenskyt: Gabim diplomatik, do vazhdoj të luftoj për njohje të Kosovës

Nga D. V.
586 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 10 gusht, Zhurnal.mk – Deputeti i Ukrainës, Oleksiy Goncharenko, i cili është edhe iniciues i projektligjit për njohjen e Kosovës në Parlamentin e Ukrainës, ka reaguar lidhur me deklaratën e presidentit të Ukrainas, Volodymyr Zelensky në Beograd.

Ai e ka cilësuar deklaratën e Zelenskyt se ‘Ukraina nuk ka ndërmend ta ndryshojë qëndrimin e saj ndaj mosnjohjes së pavarësisë së Kosovë’, si gabim diplomatik.

“Ky është një gabim diplomatik. Ukrainasit mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe ne besojmë se Ukraina duhet ta njohë shtetin. Unë do të vazhdoj të luftoj për pavarësinë e Kosovës dhe përfundimisht Ukraina do ta njohë atë”, ka deklaruar Goncharenko në një postim në rrjetin social “X”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër