Hon Kong, 10 gusht, Zhurnal.mk – Hong Kongu regjistroi të dielën ditën më të nxehtë që nga fillimi i regjistrimeve meteorologjike në vitin 1884, raportoi media shtetërore.
Temperatura arriti në 36,9°C deri në orën 15:30 sipas kohës lokale, raportoi agjencia kineze e lajmeve Xinhua, duke cituar Observatorin e Hong Kongut.
Observatori ia atribuoi temperaturat ekstreme ajrit zbritës në periferi të tajfunit Dolphin.
Moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe gjatë dy ditëve të ardhshme, ndërsa në disa zona temperaturat mund të kalojnë 37°C.
Tajfuni Dolphin preku tokën të dielën pasdite në provincën Zhejiang të Kinës lindore.
