Dëshmi për piroteknikën, prokurorët: Tragjedia ndodhi sepse viktimat nuk mundën të ikin

Nga D. V.
1,262 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 mars – Seancë e re gjyqësore për zjarrin në diskotekën “Puls”, ku dëshmoi Goran Ignovski, pronar i një kompanie që shiste pajisje për performanca skenike, si ndriçim dhe sistem zëri. Ai deklaroi se Panço, së bashku me edhe një anëtar të grupit DNK, një vit e gjysmë para tragjedisë në Koçan, kishin blerë prej tij 8 prskallka, edhe pse ai i shiste ato në mënyrë të paligjshme.

Ignovski tha se është i bindur se piroteknika që shkaktoi zjarrin në diskotekë nuk janë të tijat, sepse ato që ai i shiste kishin lartësi shpërthimi deri në 2 metra, ndërsa ato në Koçan kanë qenë me lartësi rreth 3 metra.

Në sallën e gjyqit u ngrit edhe çështja nëse edhe dëshmitari Ignovski duhet të akuzohet për futje të paligjshme të piroteknikës, por nga prokuroria reaguan duke theksuar se arsyeja e vdekjes së viktimave nuk ishte vetë zjarri, por fakti se ata nuk kishin mënyrë për të dalë nga diskoteka.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër