Gjashtë raste të dhunës në familje raportohen në polici brenda një dite

Nga D. V.
807 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Brenda 24 orëve në Polici janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje, e ku në katër raste viktimat ishin gra.

Nga këto, tre raste janë dërguar në procedurë rregullt, dy në mbajtje dhe një rast është në hetim

·         Fushë Kosovë / 09.03.2026–14:20 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

·         Prishtinë 09.03.2026, 18:40. Është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

·         Fushë Kosovë 09.03.2026, 19:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

·         Lipjan 09.03.2026, 22:20. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht viktima mashkull kosovar nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime.

·      Gjakovë 27.02.2026, 13:00. Është raportuar se viktima femër kosovare ishte keqtrajtuar psiqikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE&KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR

·         Skenderaj 09.03.2026, 15:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes i dyshuari po ashtu kishte kanosur dhe kishte tentuar ti sulmoj zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër