Dimitrieska-Koçoska: Përforcojmë partneritetin me CEB-in, investime në arsim, dixhitalizim dhe zhvillim ekonomik

Nga I.A
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 shtator, Zhurnal.mk – Banka e Zhvillimit pranë Këshillit të Evropës (CEB) mbetet një partner kyç i vendit për realizimin e projekteve në arsim, infrastrukturë sociale dhe mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla. Kjo u rikonfirmua në takimin midis ministres së Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, dhe zëvendësguvernatorit të CEB-it, Tomas Boçek, ku u diskutua për ecurinë e projekteve aktuale dhe planet e ardhshme, njoftojnë nga Minisria e Financave.

“Vazhdojmë ta përforcojmë partneritetin me CEB-in, duke e orientuar përkrahjen drejt projekteve që kontribuojnë në shërbime publike më të mira, arsim më cilësor dhe zhvillim ekonomik”, theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska.

CEB-i është i pranishëm në vend që nga viti 1997 dhe deri më tani ka miratuar kredi për 10 projekte në sektorin publik, në vlerë të përgjithshme prej 314 milionë eurove, gjithashtu, CEB-i ka dhënë përkrahje të konsiderueshme për sigurimin e granteve investuese dhe granteve për asistencë teknike në përgatitjen e projekteve.

“Përkrahja është e orientuar drejt infrastrukturës sociale dhe integrimit social, duke përfshirë shëndetësinë, arsimin, drejtësinë dhe banesat sociale, si dhe përkrahjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme. Në takim u shqyrtua realizimi i projekteve aktuale, ndër të cilat edhe financimi shtesë përmes kredisë dhe granteve, në vlerë të përgjithshme prej 24.1 milionë eurove, për ndërtimin, mbikëqyrjen dhe pajisjen e 30 sallave sportive në shkollat fillore, si dhe për rikonstruksionin e shkollave fillore dhe të mesme.

Kjo përkrahje është vazhdimësi e projektit të realizuar me sukses, në kuadër të të cilit u ndërtuan dhe u pajisën 70 objekte sportive në shkollat fillore, ndërsa u rikonstruktuan edhe 90 shkolla fillore dhe të mesme. Bashkëpunimi me CEB-in përfshin edhe një linjë kredie prej 50 milionë eurosh për krijimin e vendeve të punës në ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, e cila realizohet përmes Bankës Zhvillimore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër