Presidentja bullgare Jotova thotë se i kanë bërë të gjitha ndryshimet ligjore që OMO “Ilinden Pirin” të mund të regjistrohet, por gjithmonë u mungon ndonjë dokument 

Nga I.A
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 shtator, Zhurnal.mk – Presidentja bullgare Ilijana Jotova, pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, në Strasburg tha se pret që mbikëqyrja mbi zbatimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në lidhje me OMO “Ilinden Pirin” më në fund të përfundojë në seancën e ardhshme.

Sipas Jotovës, Bullgaria deri tani i ka përmbushur të gjitha rekomandimet e dhëna nga organet ndërkombëtare dhe në koordinim me Agjencinë për Regjistrim ka bërë ndryshime ligjore për të mundësuar regjistrimin e organizatës, por shtoi se nga ana e tyre gjithmonë mungon ndonjë dokument gjatë aplikimit.

Këshilli i Evropës është kompetent për mbikëqyrjen e zbatimit të vendimeve të Gjykatës së Strasburgut.

OMO “Ilinden Pirin” është vetëm një nga organizatat dhe shoqatat e pakicës maqedonase në Bullgari, por është më e madhja, më aktive në paraqitjen e padive para Gjykatës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut kundër saj dhe fituese e rregullt në kontestet.

Nga gjithsej 16 vendime të fituara për shkeljen e së drejtës së shoqërimit të lirë të maqedonasve në Bullgari, 11 janë të OMO “Ilinden Pirin”. Vendimin e parë kjo organizatë e ka fituar para Strasburgut në vitin 2001. As atë, as 10 vendimet pasuese të fituara, Republika e Bullgarisë nuk i ka zbatuar deri sot. As pesë të tjerat që i kanë fituar “Klubi maqedonas për tolerancë etnike në Bullgari” dhe paditës të tjerë për shkelje të të drejtave të njeriut nga ana e autoriteteve bullgare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër