Dita e Alfabetit, Miftari: Hapi rrugën e arsimimit të shqiptarëve

nga Xh M

Manastir, 22 nëntor – Sot shënohet një nga ditët më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar, Dita e Kongresit të Manastirit, e njohur edhe si Dita e Alfabetit. Ky kongres historik, i mbajtur në vitin 1908, vendosi themelin e përdorimit të një alfabeti të përbashkët për gjuhën shqipe, duke shënuar një hap kyç në zhvillimin kulturor, arsimor dhe kombëtar të shqiptarëve.

Historiani, profesor Naser Miftari vuri në dukje rëndësinë e madhe të kësaj date të rëndësishme për arsimin dhe përparimin e kombit.

“Njerëzit që krijuan alfabetin unik apo që mbajtën këtë kongres për të ngjallur gjuhën nuk ishte e vetmja, por përmes alfabetit të unifikuar shiheshte rruga e arsimimit të popullit shqiptar. Pa arsimim është dëshmuar se nuk ka një ardhëmri të shëndoshë apo nuk ka një përparim të mjaftueshëm apo më mirë thënë ata do ta kishin vështirë të arrijnë pavarsinë e tyre”, u shpreh historiani Naser Miftari.

Ai shtoi se vendimet e Kongresit të Manastirit kishin ndikim të jashtëzakonshëm në të gjitha fushat e jetës shqiptare.

“Përdorimi i një alfabeti do të lehtësoj punën në përgjithësi edhe atë arsimore edhe atë organizative, edhe atë luftarake, edhe atë politike do të kisha thënë, sepse shumë më shpejt dhe shumë më lehtë do të jepeshin materialet e duhura që të arrihet synimi final. Pa alfabet nuk do të kishim gjuhë të unifikuar. Pa një gjuhë të bashkuar, shqiptarët do ta kishin shumë më të vështirë jo vetëm atëherë por edhe në ditët e sotme. Ky alfabet mundësoi që jo vetëm ne të arsimohemi, arsimimin tonë të kuptojnë edhe të tjerët, të kuptojnë edhe fqinjët, edhe mbarë bota”, theksoi Miftari.

Dita e Alfabetit nuk është thjesht përkujtim i një ngjarjeje historike, por simbol i një identiteti kombëtar të unifikuar dhe një hap i madh drejt arsimimit dhe zhvillimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në të gjitha trojet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More