Dita ndërkombëtare kundër varfërisë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 tetor Zhurnal.mk – Sot 17 tetori shënon ndërkombëtare për zhdukjen e varfërisë. Që prej vitit 1993, ndërgjegjëson njerëzit për nevojën e zhdukjes së varfërisë në mbarë botën dhe veçanërisht në vendet në zhvillim.

Në 17 tetor të vitit 1987, më shumë se 100 mijë persona u mblodhën në Paris për të nderuar viktimat e varfërisë ekstreme, të dhunës dhe urisë.

Që prej atij momenti individë dhe organizatat në mbarë botën e shikonin 17 tetorin si një ditë ku mund të rikujtonin përkushtimin e tyre për t’i dhënë fund varfërisë.

Dhe pse 17 tetori u njoh si ditë zyrtare në vitin 1993, në shumë vende të tjera rreth botës kjo ditë përkujtohet që nga viti 1987.

artikuj të ndërlidhura