Dobitë shëndetësore të agjërimit, Kasami: Rigjenerohet organizimi përmes urisë

Nga Xh M

Shkup, 21 shkurt – Agjërimi ka benefite të mëdha si në aspektin shpirtëror ashtu edhe në aspektin trupor, thekson për TVM2 mjeku AbdylHamit Kasami. Sipas tij, agjërimi ndihmon në rigjenerimin e qelizave nëpërmjet urisë, bën një vetë kontroll të ngritur duke mënjanuar shumë vese që janë të dëmshme për shëndetin e njeriut ndër të cilat edhe menaxhimin e stresit të përditshëm.

“Nëpërmjet agjërimit pacientët vendosin kontrollin e hormoneve, të sheqerit, kontrollin e marrjes së yndyrnave, vendosin kontrollin e marrjes së sheqernave të cilët janë me clirim të shpejtë, të cilët janë problemi kryesor i të ushqyerit të njerëzve edhe këtë e arrijnë nëpërmjet agjërimit. Ndikon padyshim edhe në aspektin psiqik dhe psikologjik të pacientëve në çlirimin e tyre nga stresi i përditshëm edhe në menaxhimin e ankthit që gjithashtu është një problem i përditshëm tek njerëzit dhe pacientët në përgjithësi.” – tha mjeku AbdylHamit Kasami.

Sipas mjekut Kasami agjërimi është i ndaluar për disa kategori të të sëmurëve që kanë sëmundje kronike. Nëse këta persona agjëerojnë mund të shfaqen komplikime serioze sidomos personat me sëmundje kardivaskulare, diabet apo sëmundje të mushëkrive si dhe grate shtatzëna.

“Në përgjithësi duhet të kenë kujdes ata që kanë sëmundje kronike këtu bëjnë pjesë sëmundjet me diabet, ata me problem me veshkat si dhe ata me sëmundje kronike të mushëkrive. Gratë shtatzëna si gjendje e përgjithshme kuptohet, edhe hoxhallarët dhe kompetentët e cështjeve fetare kanë dhënë leje se ata nuk duhet të tentojnë të medoemos të bëjnë agjërim për shkak se nga dobia kalon në dëm të shëndetit dhe normalisht dhe dëm shpirtëror.” – u shpreh mjeku Kasami.

Mjeku AbdylHamit Kasami rekomandon që të kemi kujdes gjatë ushqimit në iftar të fillojmë me ushqëim të lehtë hurma, ujë dhe supë, pastaj me perime dhe në fund me proteina. Edhe gjatë syfyrit preferohet ushqimi me proteina si vezët, djath pa yndyrë, buka dhe orizi integral.

postime të lidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër

Privacy & Cookies Policy