Dogana e Kosovës ndalon 128 palë këpucë të markave të mbrojtura në pikën kufitare

Nga D V
891 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 8 korrik, Zhurnal.mk – Dogana e Kosovës ka ndaluar një sasi prej 128 palësh këpucë të markave të mbrojtura, të dyshuara se cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale.

Rasti është zbuluar gjatë mbrëmjes, rreth orës 22:00, në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit, ku zyrtarët doganorë kanë ndaluar për kontroll një automjet me targa vendore, bazuar në analizën e riskut dhe kompetencat ligjore.

Gjatë kontrollit fizik të automjetit, në bagazh janë gjetur këpucët për të cilat drejtuesi nuk ka poseduar dokumentacion që dëshmon origjinën, importin e rregullt apo të drejtën për përdorimin dhe qarkullimin e tyre.

Dogana e Kosovës ka iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, ndërsa malli është ndaluar për procedura të mëtejshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Sipas Doganës, kontrollet do të vazhdojnë me qëllim parandalimin e kontrabandës, tregtisë së paligjshme dhe qarkullimit të mallrave që cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër