Dy të plagosur në Prishtinë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 18 qershor Zhurnal.mk – Një përleshje fizike ndodhi sonte në rrugën “Papa Gjon Pali” në Prishtinë, ku si pasojë tre persona janë lënduar.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Enis Pllana.

Ai tha se dy nga ta dyshohet se janë lënduar nga arma e zjarrit.

“Rreth orës 20:00, Policia ka pranuar informatën për një përleshje fizike në mes të disa personave në rrugën ‘Papa Gjon Pali’ në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku sipas informacioneve fillestare tre persona kanë mbetur të lënduar, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Pllana.

Ai shtoi se njësitet policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit.

artikuj të ndërlidhura