Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

Nga Xh M
1,862 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 18 qershor Zhurnal.mk – Paraditen e së shtunës, datë 20 Qershor, do të zhvillohet mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku përveç deputetëve do të marrin pjesë edhe të gjithë minstrat e kabinetit qeveritar. Mbledhja do të zhvillohet në Pallatin e Brigardave, ndërkohë që po të shtunën pasdite pritet të mbahet një tjetër protestë kombëtare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Kërkesa e dhjetëra mijëra protestuesve është dorëheqja e Ramës.

Nuk janë bërë publike detaje nga agjenda e mbledhjes së zgjeruar të gruput parlamentar të PS-së. Por ky takim i rëndësishëm mbahet në një periudhë kur mazhoranca po përballet me një valë protestash masive.

Edhe në këtë mbledhje, pritet që kryeministri Rama të ripërsërisë sërish qendrimin e tij në raport me protestat qytetare. Në këtë mblejdhje pritet të mungojë deputetja Marjana Koçeku, e cila ka deklauar publikisht largimin ga grupi socialist
Mbledhja e fundit e zgjeruar e grupit është zhvilluar në fund të muajit prill.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër