“E kemi dëshmuar, shpesh kemi realizuar përmbysje”, ylli i Barcelonës optimist që katalunasit do ta bëjnë mrekullinë ndaj Atleticos

nga D. V.

Barcelona u mposht me rezultat të thellë 4-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit ndaj Atletico Madrid.

Qendërmbrojtësi i Barçës, Pau Cubarsi, ka folur për atë përballje dhe për mundësinë që katalanasit të arrijnë në finale.

“Besoj se në pjesën e parë ata nisën me shumë intensitet dhe ai gol i hershëm na prishi planet. Që nga ai moment ishte shumë e vështirë për ne të ishim protagonistë në lojë”.

Sa i përket një rikthimi të mundshëm dhe kualifikimit në finale, mbrojtësi i ri u shfaq optimist.

“Jemi një grup që e kemi dëshmuar se besojmë te përmbysjet dhe i kemi realizuar ato”.

“Do të provojmë sërish me gjithë forcën tonë dhe me mbështetjen e tifozëve tanë që nuk na zhgënjejnë kurrë”.

“Kur të vijë momenti, do ta shohim, por do të ndjekim udhëzimet dhe planin e lojës të vendosur nga trajneri, dhe do ta bëjmë me përkushtimin dhe entuziazmin maksimal, ashtu siç duhet”, shtoi Cubarsi.

Barcelona ka pësuar shumë gola kohët e fundit, një problem serioz përballë sulmit të fuqishëm të Atleticos, gjë që e bën misionin për përmbysje edhe më të vështirë.

postime të lidhura

Shkruani një koment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy