Edon Zhegrova reagon pas eliminimt të Juventusit: Kjo dhemb

Nga D. V.
516 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Juventus është eliminuar nga Liga e Kampionëve pas një përballjeje dramatike ndaj Galatasarayt.

“Zonja e Vjetër” kishte pësuar humbje të thellë 5-2 në ndeshjen e parë në Stamboll, ndërsa në Torino arriti të rikthehej fuqishëm, duke fituar 3-0 brenda 90 minutave të rregullta dhe duke barazuar rezultatin e përgjithshëm. Megjithatë, në kohën shtesë Galatasaray realizoi dy gola, duke vulosur kualifikimin me rezultat përfundimtar 3-2 në ndeshjen e kthimit dhe duke lënë jashtë italianët.

Edon Zhegrova u inkuadrua në pjesën e dytë dhe i dha energji të re sulmit të Juventusit, duke qenë vendimtar në ndërtimin e aksionit te goli i dytë.

Sulmuesi dardan pati edhe një rast të artë në kohën shtesë, kur mund ta çonte rezultatin në 4-0 dhe të ndryshonte fatin e përballjes, por nuk arriti të konkretizojë.

Pas ndeshjes, Zhegrova reagoi në rrjetet sociale, duke shprehur zhgënjimin për eliminimin, por edhe krenarinë për paraqitjen e skuadrës.

“Kjo dhemb. Por kjo humbje është pjesë e rrugëtimit tim”.

“Krenar për skuadrën dhe mentalitetin që treguam. Faleminderit të gjithë tifozëve në stadium – ishit të jashtëzakonshëm”, ka shkruar ai në Instagram.

Pavarësisht eliminimit, paraqitja e Juventusit në ndeshjen e kthimit dhe impakti i Zhegrovës në pjesën e dytë lënë shije pozitive për vazhdimin e sezonit

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër