Ekzekutoi ish-vjehrrin, plagosi ish-vjehrrën dhe më pas vrau edhe veten/ Momenti kur policia dhe ambulanca shkojnë në vendin e ngjares

Nga Xh M
657 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Roskovec, 24 korrik Zhurnal.mk – Ka përfunduar operacioni policor në Roskovec, ku 35-vjeçari i dyshuar për vrasjen e ish-vjehrrit, plagosjen e ish-vjehrrës dhe marrjen peng të ish-bashkëshortes i dha fund jetës. Pas përfundimit të ndërhyrjes, automjeti ku ai ishte ngujuar u gjet me dyert e hapura, ndërsa në vendngjarje ndodheshin ambulanca, forca të shumta policie dhe efektivë të RENEA-s.

Zona vijon të mbahet e rrethuar nga forcat e policisë, ndërsa grupi hetimor dhe ekspertët po kryejnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e të gjitha rrethanave të këtij rasti të rëndë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër