Elita i bën prank Gjikos, reperi “çmendet” dhe thërret policinë

nga D. V.

Moderatorja e njohur, Elita Rudi, ka vendosur të bëjë një prank të veçantë bashkëshortit të saj, reperit Gjiko, duke e futur në një situatë të paparashikueshme.

Elita i tha reperit se dikush kishte hyrë në shtëpinë e tyre me justifikimin: “Asdreni më ka dërgu për me rregullu diçka”. Reagimi i Gjikos ishte epik – ai u alarmua menjëherë dhe i tha bashkëshortes se nuk duhej të lejonte persona të panjohur të hynin në shtëpi, madje duke telefonuar policinë për të raportuar situatën.

E gjithë skena u kap në video dhe Elita e publikoi më pas në TikTok, duke i kërkuar falje reperit dhe duke treguar momentin e tij të “çmendur” që bëri të qeshin ndjekësit.

Fansat e çiftit nuk kursyen komentet dhe reagimet, duke e cilësuar momentin si një ndër më argëtuesit dhe të papriturit që kanë parë së fundmi.

Videon e plotë mund ta shikoni këtu

.https://www.tiktok.com/@elitarudigjikolli/photo/7560760324010364216

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More